Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me Komisioneren për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Marta Kos, ku në fokus ishin procesi i integrimit evropian, reformat dhe sundimi i ligjit.
“Takim shumë konstruktiv me Komisioneren për Zgjerim të Bashkimit Europian, znj. Marta Kos. Rikonfirmova përkushtimin tonë të palëkundur për rrugën tonë europiane, agjendën reformuese dhe forcimin e sundimit të ligjit.
Mesazhi i kësaj vizite dhe mbështetja e qartë e Bashkimit Europian janë një inkurajim i fuqishëm për të vazhduar me vendosmëri rrugën e reformave dhe për të përshpejtuar procesin e integrimit europian.
E ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në familjen europiane”, ka shkruar Gashi.

