Kreu i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti ka pasur një zënkë verbale dhe fizike me një nga pronarët e një restorant-hoteli.
Siç mëson portali 3shi.net, bëhet fjalë për një
mosëmarrëveshje pronësore për të cilën komuna pretendon se është e tyre, ndërsa pala e sulmuar vërteton të kundërtën.
Rasti i sulmit fizik nga ana e kryetarit të komunës Blerim Bexheti është paraqitur në polici, dhe ndërkohë priten zhvillime të reja lidhur me epilogun përfundimtar.