Lista e ministrave të Drejtësisë që e lanë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe zvarrë përfundon me Krenar Llogën. Para tij kaluan Blerim Bexheti, Adnan Jashari, Valdet Xhaferi e Bilen Saliji. Të gjithë e patën Ministrinë e Drejtësisë në dorë, të gjithë e lanë aty ku e gjetën.
Krenar Lloga ka shkuar edhe më larg, mundohet të bindë opinionin se paska bërë diçka për studentët shqiptarë. Por faktet flasin ndryshe. E pati mundësinë ta mbyllte këtë çështje, por provimi i jurisprudencës në gjuhën shqipe mbeti pa zgjidhje.
Kur kishte kohë, nuk e bëri. Kur mandati po i shkonte në fund, e nxori gjoja një ligj sa për sy e faqe. Jo për ta zgjidhur punën, por për të pasur çka të shkruajë sot në rrjetet sociale. Ky ishte PR i vonuar, ndërsa studentët mbetën pa zgjidhje.
Madje, edhe “studentin” Bujar Ahmeti, që protestoi kundër vetvetes dhe axhës së tij Ali Ahmeti, vetë e emëroi në Komisionin për provimin e jurisprudencës. Pra, e kishte ministrinë, e kishte komisionin, e kishte edhe nipin e Aliut brenda. Dhe prapë provimi në shqip mbeti zvarrë. Zero. Hiç.
Krenar Lloga le të tregojë a i ka pyetur këta të partisë së tij para se ta dërgonte atë propozim. A duhej ligj apo nuk duhej? Sepse nuk mund Lloga të dërgojë ligj, Bujar Osmani dhe tajfa e tij të thonë se nuk duhen ndryshime ligjore, e pastaj të gjithë bashkë të dalin e të shesin mend për studentët.
Kjo është arsyeja pse shqiptarët nuk i besojnë më këtyre përrallave. Herë ashtu, herë kështu. Studentët shqiptarë nuk kanë nevojë për lojë fjalësh dhe arsyetime. Kanë nevojë për zgjidhje, e zgjidhja për studentët po vjen me VLEN.
VLEN: Krenar Lloga kishte vulë e mandat, por jo zgjidhje për studentët

Ndani këtë artikull
