Shkodrane Dardhishta me fjalim emocionues: Jeni vula e të gjitha trojeve etnike shqiptare!

1 Min. Leximi

Ish-ushtarja e UÇK-së, Shkodrane Dardhishta, ka bërë një fjalim emocionues dje në “Ditën e Hapur” me nxënësit e SHFK “Ismet Jashari” në fshatin Likovë të komunës me të njëjtin emër.

Ajo ka thënë se sa herë që merr rrugën për në Likovë e Kumanovë vjen me dashuri dhe pasion, pasi ky vend ka një rëndësi të vecantë për jetën e saj.

Shkodrane Dardhishta ka theksuar se komuna e Likovës është emblemë e gjithë shqiptarisë, vula e gjitha trojeve etnike shqiptare dhe gjithë atyre sukseseve që rrodhën pas vitit 2001, komuna më heroike në gjithë botën.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull