Nis aksioni për gjetjen e personit të zhdukur nga Gostivari

1 Min. Leximi

Ka nisur operacioni i kërkimit për personin e zhdukur nga Gostivari, ku janë angazhuar Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Ministria e Punëve të Brendshme.

Ekipet e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim po marrin pjesë në aksion nën drejtimin e zëvendësdrejtorit Kashmir Saliu.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që çdo informacion për personin ose vëzhgim përgjatë shtratit të lumit ta raportojnë në polici ose në 112.

Kërkimi është përqendruar përgjatë Vardarit, në drejtim të rrjedhës poshtë Gostivarit, pasi ka indicie se personi është parë pranë lumit. Kjo nuk konfirmon se ka përfunduar në ujë.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull