Dëshmitari: Bordi i Lotarisë nuk votoi veçmas për blerjen e terminaleve prej 9,7 milionë eurosh

1 Min. Leximi

Hristo Najdanov, ish-anëtar i Bordit Drejtues të Lotarisë Shtetërore, dëshmoi në gjykimin për rastin “Lotaria” se bordi nuk kishte marrë vendim të veçantë për blerjen e terminaleve VLT.

Ai tha se zgjerimi i veprimtarisë dhe organizimi i lojërave elektronike të fatit ishin diskutuar më herët, por blerja e terminaleve nuk kishte qenë pikë e veçantë e rendit të ditës.

Najdanov pranoi se anëtarët ndonjëherë nuk kishin kohë të mjaftueshme për t’i shqyrtuar materialet e dërguara për vendimmarrje.

Në këtë rast, ish-drejtori i Lotarisë, Perparim Bajrami, ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi dhe shtatë persona të tjerë akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare lidhur me prokurimin e terminaleve, me vlerë 9,7 milionë euro. Sipas Prokurorisë, furnizimi ishte i paligjshëm.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull