Lushtaku i reagon Bahtirit: Ti ke nisur i pari përçarjen e popullit me gjuhë urrejtjeje dhe ndasi mes Shalës e Drenicës

2 Min. Leximi
Screenshot

Ish deputeti, Mergim Lushtaku, ka reaguar ndaj një postimi të ish deputetit Agim Bahtiri, i cili ka bërë thirrje për unitet.

Lushtaku thotë se është pikërisht Bahtiri ai që nxitur përçarje, gjuhë urrejtjeje dhe ndasi mes Shalës e Drenicës.

Postimi i Mergim Lushtaku:

Agim Bahtiri sot flet për “unitet” e “bashkim” nga Dukagjini në Drenicë, por qytetarët nuk harrojnë se pikërisht ai ka qenë ndër zërat që ka nxitur përçarje, gjuhë urrejtjeje dhe ndasi mes Shalës e Drenicës.

Po ashtu, Agim Bahtiri, Albin Kurti dhe Faton Peci, për vite me radhë kanë ushqyer klimë përçarëse ndaj Drenicës dhe vlerave të UÇK-së, duke tentuar të krijojnë armiqësi mes shqiptarëve për interesa të ngushta politike.

Sot, si pasojë e kësaj propagande të rrezikshme, një pjesë e mbështetësve të tyre shfaqin më shumë urrejtje ndaj Drenicës dhe luftës çlirimtare sesa ndaj Serbisë dhe regjimit kriminal të Millosheviqit. Kjo është alarmuese dhe e papranueshme.

Kosova nuk ka nevojë për politikanë që ndërtojnë karrierë mbi përçarje krahinore e sulme ndaj historisë sonë çlirimtare. Ka nevojë për unitet të sinqertë, respekt mes shqiptarëve dhe mbrojtje të vlerave kombëtare.

Veç një pyetje mbetet për Bahtirin: Postimin për “unitet” që e publikove në Facebook, a ta ka shkruar Dejona Mihajli apo Hysen Ibrahimi, autori i shumë librave për Agim Bahtirin?

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull