Krizë politike në Letoni: Kryeministrja jep dorëheqjen pas incidentit me dronët ukrainas

1 Min. Leximi

Kryeministrja e Letonisë, Evika Siliņa, ka dhënë dorëheqjen pas një krize politike të shkaktuar nga hyrja e dronëve ukrainas në hapësirën ajrore të vendit.

Sipas raportimeve, vendimi i saj vjen pas një serie tensionesh brenda qeverisë, të nxitura nga incidenti ku disa dronë të nisur drejt Rusisë dyshohet se humbën drejtimin dhe përfunduan në territorin letonez.

Më herët, Siliņa kishte shkarkuar ministrin e Mbrojtjes, Andris Sprūds, duke e kritikuar për reagimin ndaj situatës dhe duke emëruar një zëvendësues, çka më pas solli përplasje politike brenda koalicionit qeverisës.

Në shenjë proteste, partia “Progresistët” tërhoqi mbështetjen e saj për qeverinë, duke çuar në rrëzimin e koalicionit disa muaj para zgjedhjeve të planifikuara në tetor.
Në deklaratën e saj, kryeministrja tha se po largohet nga posti, por “nuk po dorëzohet”, duke lënë të hapur mundësinë për zhvillime të tjera politike në vend.
Incidenti u lidh me depërtimin e disa dronëve në hapësirën ajrore letoneze më 7 maj, ndërsa autoritetet kanë pranuar se pajisjet mund të kenë qenë ukrainase dhe se mund të kenë devijuar si pasojë e ndërhyrjeve në sinjalet e tyre.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull