Më 05.09.2026, në Shkup, në zonën e Bit Pazarit, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria R.I. (36) nga Shkupi, pasi tek ai është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresa përkatëse.
Më 05.09.2026, në orën 11:40, në NJPB Kërçovë u njoftua se në rrugën “Marshall Tito” në Kërçovë ka ndodhur aksident trafiku midis një automjeti të udhëtarëve “Golf” me targa të Shkupit, i drejtuar nga I.D. (34), dhe një motoçiklete “Tomos” me targa të Kërçovës, e drejtuar nga E.B. (65), të dy nga Kërçova. Me këtë rast, motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin “Shën Erazmo” në Ohër. Një ekip i NJPB Kërçovë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 06.09.2026, në orën 02:35, në SPB Ohër janë ndaluar A.F. (31) nga fshati Veleshtë i Strugës dhe shtetasi gjerman J.N. (30). Gjatë kontrollit në një objekt hotelierik me vendndodhje në rrugën “Partizanska” në Ohër, tek ata është gjetur marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tyre do të paraqitet kallëzim përkatës.
Më 05.09.2026, në orën 14:00, në Kavadar, nëpunës policorë të NJPB Kavadar e kanë privuar nga liria J.F. (40) nga Kavadari, duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm se ai fizikisht ka sulmuar bashkëshorten e tij 33-vjeçare, me të cilën ishin në procedurë shkurorëzimi dhe e ka kërcënuar me një send të mprehtë. Ai është mbajtur në stacion policor, janë njoftuar prokurori publik dhe Qendra për Punë Sociale Kavadar dhe, pas dokumentimit të ngjarjes, do të paraqitet kallëzim përkatës.
Më 05.09.2026, në orën 14:20, në SPB Kumanovë, një grua 48-vjeçare nga Kumanova ka denoncuar se rreth orës 12:00, në shtëpinë familjare në Kumanovë, është sulmuar fizikisht nga djali i saj M.Xh. (26) dhe nusja e saj B.R., të dy nga Kumanova. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 05.09.2026, në orën 22:45, në rrugën “Todor Çuçkov” në Shtip, nëpunës policorë të Njësitit kundër Tregtisë së Palejuar të Drogës dhe Armëve pranë SPB Shtip kanë privuar nga liria A.Xh. (29) nga Shtipi. Gjatë kontrollit tek ajo është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj saj do të dorëzohet kallëzim përkatës.
Sot (06.09.2026), në orën 07:40, nëpunës policorë të SPB Shtip kanë privuar nga liria O.R. (23) nga Shtipi, pas një denoncimi të mëparshëm për dhunë në familje nga bashkëshortja e tij 24-vjeçare nga Shtipi, me ç’rast ajo ka pësuar lëndime, të konstatuara në Spitalin Klinik të Shtipit. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të saj, do të vijojë kallëzimi përkatës.
Më 05.09.2026, në Stacionin Policor Strumicë u njoftua se në rrugën “Vëllezërit Milladinov” në Strumicë, një automjet i udhëtarëve “Shkoda” me targa të Strumicës, i drejtuar nga D.B. (74) nga Strumica, ka goditur këmbësorin T.K. (69) nga Strumica. Në aksident, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën Mjekësore Strumicë, ndërsa këqyrjen në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi i Stacionit Policor Strumicë.
Më 05.09.2026, në orën 07:30, nëpunës policorë të NJPB Gostivar e kanë privuar nga liria A.S. (55) nga Gostivari, duke vepruar pas denoncimit të bërë më 04.09.2026, në orën 19:10, nga një grua 40-vjeçare nga Gostivari, e cila ka denoncuar se gjatë orëve të natës ndërmjet datave 01.09 dhe 02.09.2026, në banesën e saj, bashkëshorti i saj jashtëmartesor A.S. e ka sulmuar fizikisht dhe ka kryer sulm seksual ndaj saj. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personit do të ngrihet kallëzim përkatës.
Më 05.09.2026, në orën 19:00, në fshatin Galiçnik, në një hapësirë parkimi, nëpunës policorë të NJPB Gostivar e kanë privuar nga liria D.E. (47) nga Shkupi. Gjatë kontrollit tek ai janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, gjashtë paketime me lëndë pluhurore të bardhë dhe një paketim me kërpudha halucinogjene. Ai është mbajtur në stacion policor për procedurë të mëtejshme dhe, pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 06.09.2026, në orën 00:30, në rrugën magjistrale Gostivar–Strazhë, nëpunës policorë të Njësisë për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor Gostivar kanë ndaluar një automjet motorik të udhëtarëve “BMV” me targa gjermane, i drejtuar nga A.J. (49) nga fshati Shemshovë, rrethina e Tetovës. Pasi konstatimit të kundërvajtjes në komunikacion, A.J. ka filluar të sillet në mënyrë agresive dhe ka sulmuar fizikisht një nëpunës policor. Ai është privuar nga liria dhe, pas dokumentimit të rastit, do të paraqitet kallëzim penal përkatës.
Më 06.09.2026, nëpunës policorë të Njësisë Policore Gallatë kanë privuar nga liria H.A. (47) nga një fshat i Gostivarit, duke vepruar pas denoncimit të bashkëshortes së tij 49-vjeçare, e cila ka denoncuar se më 05.09.2026, rreth orës 22:30, në shtëpinë familjare, ai e ka sulmuar fizikisht dhe me një send të qelqtë. Pas dokumentimit të rastit, do të vijojë parashtresa përkatëse.
Më 05.09.2026, në orën 19:33, në SPB Shkup, A.M. (30) nga Finlanda ka denoncuar se rreth orës 19:10, në zonën e Bit Pazarit në Shkup, i është dëmtuar xhami i përparmë i automjetit të tij të parkuar të udhëtarëve “Mercedes” me targa finlandeze. Ai ka gjetur një gëzhojë të armës së zjarrit në pjesën e brendshme të automjetit dhe një gëzhojë jashtë automjetit. Një ekip hetimor i SPB Shkup ka bërë hetim dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 05.09.2026, në orën 11:45, në SPB Shkup, Gj.B. (49) nga fshati Haraçinë, rrethina e Shkupit, ka denoncuar se në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Haraçinë, nga një plumb qorr i armës së zjarrit i është dëmtuar xhami i përparmë i automjetit të tij të udhëtarëve, “Golf”, me targa të Shkupit. Nëpunësit policorë të SPB Shkup kanë bërë këqyrje të vendngjarjes dhe po ndërmarrin masa për zbardhjen e rastit.
Më 05.09.2026, në orën 13:30, në SPB Shkup, G.K. (44) nga Shkupi ka denoncuar se në një vendndalim autobusësh në zonën e Bit Pazarit në Shkup, një person ia ka marrë portofolin, në të cilin kishte para dhe një dokument personal. Nëpunësit policorë po ndërmarrin masa për zbardhjen e rastit.
Më 05.09.2026, në orën 09:00, në SPB Shkup, një grua 43-vjeçare ka denoncuar se në shtëpinë familjare në zonën e Gazi Babës në Shkup, ajo dhe ish-bashkëshorti i saj janë sulmuar fizikisht nga djali i tyre i mitur, i cili ka probleme shëndetësore, ndërsa ka dëmtuar edhe një pjesë të orendive të shtëpisë. Nëpunësit policorë po ndërmarrin masa për zbardhjen e rastit.
Më 05.09.2026, në orën 17:30, në Stacionin Policor Gjorçe Petrov, nëpunësit policorë kanë zhvilluar bisedë zyrtare me M.A.S. (20) nga Shkupi, duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm të ish-partneres së tij 19-vjeçare, e cila ka denoncuar se rreth orës 04:00, në shtëpinë e saj në zonën e Gjorçe Petrovit në Shkup, ai e kishte sulmuar fizikisht, i kishte marrë para nga çanta dhe i kishte bërë kërcënime. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 05.09.2026, në orën 13:43, në SPB Shkup, nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “8 Shtatori” – Shkup u njoftua se e kanë pranuar me lëndim nga arma e zjarrit H.R. (71) nga fshati Kondovë, rrethina e Shkupit. Sipas njoftimit, para një qendre tregtare në territorin e Komunës së Sarajit, teksa po shkonte drejt automjetit të tij të parkuar, është goditur nga një plumb qorr i armës së zjarrit. Nëpunësit policorë kanë bërë këqyrje të vendngjarjes, është njoftuar prokurori publik dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e ngjarjes.
Më 05.09.2026, në orën 18:00, në SPB Shkup, një 70-vjeçar nga Shkupi ka denoncuar se gjatë periudhës nga 18.01.2026 deri në fund të muajit shkurt 2026, është mashtruar nga A.„P“ për shumën prej 720.000 denarësh. Sipas denoncimit, A.„P“ i kishte kërkuar para me arsyetimin se i nevojiteshin për trajtimin e djalit të tij jashtë vendit, ndërsa më pas i kishte marrë para edhe për gjoja rregullimin e një borxhi për ujë. Nëpunësit policorë po ndërmarrin masa për zbardhjen e rastit.
Më 05.09.2026, në orën 23:30, në SPB Shkup, nga Institucioni Shëndetësor Publik “Shën Naum i Ohrit” – Shkup u njoftua se u ishte sjellë me lëndime të rënda trupore F.F. (44) nga Shkupi. Sipas denoncimit, ai është lënduar në zonën qendrore të Shkupit, derisa ishte duke kryer detyrat e punës në Ndërmarrjen Publike “Higjiena Komunale” – Shkup. Nëpunësit policorë po ndërmarrin masa për zbardhjen e rastit.
Më 06.09.2026, në orën 00:09, në SPB Shkup, B.A. (58) nga Shkupi, i punësuar si shofer kamioni në Ndërmarrjen Publike “Higjiena Komunale” – Shkup, ka denoncuar se më 05.09.2026, rreth orës 22:30, në territorin e Çairit në Shkup, derisa ishte duke kryer detyrat e punës, është lënduar, pas çka është drejtuar në Institucionin Shëndetësor Publik “Shën Naum i Ohrit” – Shkup për ofrimin e ndihmës mjekësore. Nëpunësit policorë po ndërmarrin masa për zbardhjen e rastit.
Më 06.09.2026, në orën 01:13, në SPB Shkup, nga Kompleksi i Klinikave “Nënë Tereza” – Shkup është denoncuar se u ishte sjellë me lëndime L.A. (20) nga Shkupi. Sipas denoncimit, rreth orës 00:20, në territorin e Kisella Vodës në Shkup, ai është sulmuar fizikisht nga M.R.. Nëpunësit policorë po ndërmarrin masa për zbardhjen e rastit.
Më 06.09.2026, në orën 01:00, në SPB Shkup, një grua 48-vjeçare nga Shkupi ka denoncuar se në shtëpinë familjare në Shkup, është sulmuar me një send të fortë nga bashkëshorti i saj, i cili ia ka dëmtuar telefonin celular dhe e ka kërcënuar me një send të mprehtë. Nëpunësit policorë po ndërmarrin masa për zbardhjen e rastit, pas çka do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 05.09.2026, në orën 21:30, në SPB Shkup u njoftua se në fshatin Vollkovë, rrethina e Shkupit, ka shpërthyer zjarr në një shtëpi në pronësi të T.P.. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga Brigada e Mbrojtjes Zjarrfikëse e Shkupit. Nëpunësit policorë kanë bërë inspektim.
Më 05.09.2026, rreth orës 22:20, në SPB Shkup, G.Gj. (37) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 20:00, në territorin e Draçevës në Shkup, nga një plumb qorr i armës së zjarrit i është dëmtuar ulluku i shtëpisë familjare. Nëpunësit policorë po ndërmarrin masa për zbardhjen e rastit.

