Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, gjatë qëndrimit në Gjermani ka vizituar Xhaminë në Troisdorf, ku është takuar me bashkatdhetarë nga diaspora, me të cilët ka biseduar për sfidat dhe arritjet e tyre në jetën e përditshme.
Gjatë takimit u diskutua edhe për mundësitë e bashkëpunimit dhe rëndësinë e ruajtjes së identitetit dhe vlerave kombëtare te gjeneratat e reja.
“Në një atmosferë shumë të ngrohtë dhe miqësore, biseduam hapur për përvojat e tyre, për sfidat me të cilat përballen në jetën e përditshme, por edhe për arritjet që i bëjnë krenarë kudo që janë”” ka deklaruar Sali.
Ai theksoi rolin e rëndësishëm të diasporës, duke shtuar se “diaspora jonë mbetet një urë e fortë lidhëse me atdheun dhe një potencial i madh për zhvillim të përbashkët, që meriton vëmendje dhe përkrahje të vazhdueshme”.

