Kuvendi do të vendosë për zgjatjen e gjendjes së krizës për naftën

2 Min. Leximi

Kuvendi i pritet sot të vendosë për zgjatjen e afatit të gjendjes së krizës lidhur me furnizimin me naftë dhe derivate të naftës deri më 20 korrik të këtij viti. Vendimi është në rend dite në seancën e 99-të parlamentare, si dhe në Komisionin për Mbrojtje dhe Siguri.

Sipas propozimit, vendimi i ri do të hyjë në fuqi nga 21 prilli, me qëllim që institucionet të kenë bazë ligjore për të reaguar në kohë ndaj çdo rreziku potencial në furnizimin me energjensë strategjikë.

Pas zhvillimeve në Lindjen e Mesme dhe rrezikut për ndërprerje të furnizimit, Qeveria më 23 të muajit të kaluar shpalli gjendje krize në të gjithë territorin e vendit për 30 ditë. Paralelisht, u morën masa për uljen e TVSH-së për karburantet nga 18 në 10 për qind dhe u liruan sasi të mazutit nga rezervat shtetërore.

Gjithashtu, është aktivizuar shtabi kryesor pranë Qendrës për Menaxhim me Kriza, i cili monitoron vazhdimisht situatën dhe koordinon veprimet institucionale.

Kryeministri deklaroi se gjendja me derivate është stabile dhe se rezervat nuk janë prekur. “Rezervat janë të njëjta si para krizës, nuk është shpenzuar asnjë litër”, theksoi ai.

Ai shtoi se, bazuar në lëvizjet në bursat ndërkombëtare, pritet që çmimet e karburanteve në vend të mbeten të njëjta ose madje të pësojnë ulje gjatë ditëve në vijim. Sipas tij, marrëveshja me kompaninë për ulje çmimesh është në fuqi deri në fund të prillit, ndërsa po zhvillohen negociata shtesë edhe për dizelin.

Mickoski paralajmëroi se synimi është të sigurohet një ulje shtesë, qoftë edhe simbolike, prej të paktën një denari për litër, duke pasur parasysh se dizeli përbën rreth 75 për qind të konsumit total në treg.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull