Allegri para duelit me Interin: E njohim forcën e tyre, titulli nuk vendoset në San SiroShare Button Gazeta Blic Trajneri i Juventus, Massimiliano Allegri foli në konferencën për shtyp vigjilje të ndeshjes së kampionatit ndaj Inter në San Siro. Tekniku livornez theksoi se pavarësisht rezultatit që do të prodhojë 90-minutëshi, sërish nuk do të jetë vendimtar për titullin kampion pasi në lojë janë edhe shumë pikë.Ndër të tjera, Allegri zbuloi se me skuadrën në Milano do të udhëtojnë edhe dy afrimet e janarit, Tiago Djalo dhe Carlos Alcaraz.
“E njohim forcën e Interit, por edhe ne jemi shumë mirë. Duhet t’i japim vazhdimësi këtij rrugëtimi që kemi nisur për t’u kualifikuar në Champions League. Kemi rikuperuar Rabiot dhe Chiesa, por me skuadrën do të udhëtojnë edhe të rinjtë si Djalo e Alcaraz. Nuk mund ta përcaktoj ende nëse Chiesa do ta nisë si titullar apo jo.
Kemi shumë respekt për Interin pasi është skuadra më e fortë e kampionatit dhe favoritja për titullin kampion. Polemikat nga vendimet e arbitrave? Nuk dua që skuadra të shpërqëndrohet nga thashetheme të jashtme dhe që nuk na takojnë, duhet të përqëndrohemi për të marrë një rezultat pozitiv ndaj Interit.
Yildiz? Konkurrenca i bën mirë të gjithë lojtarëve, sidomos kur skuadra luan vetëm një ndeshje në javë. Duhet që lojtarët që vijnë nga stoli të jenë gati në çdo moment. Yildiz e shoh të përmirësuar. Ndaj Interit është një ndeshje shumë e bukur për t’u luajtur, por për kampionatin më të rëndësishme do të jenë pikët që vijnë pas asaj ndeshje”, u shpreh Allegri.