Prishtinë
Kuvendi i Kosovës miratoi sot në lexim të dytë projektbuxhetin për vitin 2026, raporton Anadolu.
Buxheti u miratua me 62 vota pro dhe 36 kundër.
Ai kap vlerën rreth 4 miliardë euro, ndërsa u cilësua si i përkohshëm dhe emergjent, pasi do të rishikohet në muajt në vijim.
Gjatë seancës, nuk u miratua asnjë amendament i opozitës me implikime financiare, ndërsa u mbështetën dy amendamente për përfshirjen në buxhet të fondeve për Komunën e Prishtinës dhe atë të Shtimes.
