Deputetja Saliu: Populizmi e banalizon debatin publik dhe dobëson institucionet

1 Min. Leximi

Deputetja e koalicionit VLEN, Imerlije Saliu, në një status në rrjetin social në facebook, ka folur për populizmin në politikë.
“Duke marrë shkas nga deklaratat dhe qëndrimet politike koheve te fundit, sidomos te opozitës, bëhet e domosdoshme të flasim qartë për populizmin në politikë.
Populizmi në politikë është tundimi për t’i thënë qytetarëve atë që duan të dëgjojnë, jo domosdoshmërisht atë që është e drejtë apo e qëndrueshme.
Ai ushqehet me emocione të shpejta dhe premtime të lehta, ndërsa shmang përgjegjësinë afatgjatë. Në pamje të parë duket afër popullit, por në thelb shpesh e dobëson institucionin, e banalizon debatin publik dhe e zëvendëson zgjidhjen reale me spektakël politik”, ka shkruar deputetja Saliu.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull