Prokuroria: 10 policë hynë në natën fatale në ‘Pulse’ dhe nuk e ndërprenë festën, as nuk reaguan për piroteknikën

5 Min. Leximi

Tre akuza ndaj mbi 20 punonjësve të Policisë ka ngritur Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për tragjedinë që ndodhi në diskotekën “Puls” në Koçan. Mes tyre janë edhe katër shefa në SPB-Shtip dhe DPB-Koçan dhe nëntë policë që ishin dërguar për të kryer kontrollin gjatë mbrëmjes në diskotekë.

Disa prej tyre ishin nga Koçani, disa nga Shtipi, dhe gjithsej 10 prej tyre, së bashku me policin që humbi jetën atë natë, hynë në diskotekë në orën 02:22 për të kryer kontrollin. Prokuroria i ngarkon ata që urdhëruan kontrollin aksional dhe policët që, edhe pse hynë në kontroll shumë vonë, në një diskotekë të mbushur plot, dhe panë se kishte piroteknikë, nuk shkuan drejt skenës për ta ndaluar përdorimin e piroteknikës për të cilën nuk kishte asnjë leje.
“Më 16.03.2025, disa prej të akuzuarve, duke vepruar sipas planit të kontrollit aksional në “Pulse” në Koçan, nuk morën masa të përshtatshme për mbrojtjen e personave të pranishëm, as për parandalimin e aktivizimit të pajisjeve piroteknike në skenë, edhe pse përdorimi i piroteknikës nuk ishte raportuar në SP Koçan. Si pasojë e kushteve të papërshtatshme gjatë kontrollit aksional, ndodhi një zjarr që kontribuoi në vdekjen e 63 personave dhe 223 të tjerë pësuan lëndime të rënda”, thanë nga Prokuroria.

Prokurorja Ivana Trajçeva tha se nuk mund t’i ndjekin penalisht policët për faktin që, siç dëshmohet dhe publikisht, nuk iu ndihmua njerëzve atë natë.
“Kjo tregon për vetë ata, njerëzorisht askush nuk di si do të vepronte, kushdo mund të reagonte ndryshe në një situatë të tillë”, tha Trajçeva.

Lidhja hierarkike dhe përgjegjësia te Byroja për Siguri Publike u tha se nuk mund të gjendet, sepse kontrollet aksionale i kryejnë SPB dhe DPB. Për policët ndaj të cilëve u ngritën dy aktakuzat e para – e para ndaj 7 personave dhe e dyta ndaj 10 personave – procedura u ndërpre për veprën penale të veprave të rënda kundër sigurisë së përgjithshme, pasi nuk u gjet lidhje me pasojat vdekjeprurëse gjatë natës. Por shtatë prej tyre që vepruan në 2022 dhe 2023 do të ndiqen për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Për disa prej tyre, pra policët që vepruan para vitit 2018, çështja i është dorëzuar prokurorisë në Koçan, ndërsa disa nuk mund të ndiqen as për keqpërdorim të detyrës zyrtare, sepse kjo vepër është vjetërsuar.
“Për veprimet e kryera në vitin 2019, duke pasur parasysh që klubi kishte raportuar humbje, bëhet fjalë për veprën nga neni 353, pra keqpërdorim i detyrës zyrtare, për të cilën parashikohet dënim burgimi nga gjashtë muaj deri në tre vjet. Duke pasur parasysh se urdhri për kryerjen e veprimeve hetimore është dhënë më 16 prill 2025, për këto veprime ka ndodhur skadimi absolut i ndjekjes penale. Në lidhje me shtatë punonjësit e policisë, prokurori publik ka dhënë urdhër për ndalimin e hetimeve, pasi është vërtetuar se kompetencat e tyre ligjore nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë shkak-pasojë me ndodhin e zjarrit”, thanë nga Prokuroria.

Sipas hetuesisë, për keqpërdorim të detyrës zyrtare do të ndiqen policët që vepruan në 2022 dhe 2023, të gjithë këta kanë bërë lëshime në vendimet e komunikacionit, respektivisht për vendet e parkimit përpara diskotekës dhe për atë nëse është respektuar rendi dhe qetësisë publike.

“Në lidhje me shtatë punonjësit e policisë, prokurori publik ka dhënë urdhër për ndalimin e hetimeve, pasi është vërtetuar se kompetencat e tyre ligjore nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë shkak-pasojë me ndodhin e zjarrit. Për disa veprime është konstatuar gjithashtu skadimi i ndjekjes penale, ndërsa për veprimet e kryera në vitin 2022 u zhvillua procedura paraprake hetimore për të cilën sot u ngrit aktakuza. Gjatë hetimit u dha edhe urdhër për ndalimin e hetimeve për policin që humbi jetën”, thanë nga Prokuroria.

Propozim për aktakuza është ngritur edhe ndaj tre policëve që kanë shkruar kundërvajtëse për kompaninë joaktive të pronarit Dejan Jovanov Deko. Tani pritet që Gjykata Penale t’i shqyrtojë akuzat dhe të fillojë procedura gjyqësore. Asnjëri nga të akuzuarit nuk është në paraburgim, për të gjithë janë caktuar masa kujdesi.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull