Krasniqi vepron, Agjencia për Administratë rikthen në punë 7 shqiptarë të përjashtuar nga Stoilkoviqi

1 Min. Leximi

Pas një muaji janë rikthyer në vendet e tyre të punës 7 shqiptarët që ishin larguar nga puna në Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndëretnike, e udhëhequr nga Ivan Stoilkoviq.

Largimi i tyre nga puna kishte shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik, ndërsa tani është konstatuar se ai ka qenë i pabazë dhe i padrejtë. Vendimi për rikthimin e tyre në punë është marrë nga Agjencia për Administratë.

Sipas burimeve, pas angazhimit të drejtpërdrejtë të zëvendësdrejtorit të Agjencisë për Administratë, Muhamed Krasniqi, është siguruar rikthimi i këtyre punonjësve në vendet e tyre të punës, duke vënë kështu drejtësinë në vend.

Pas këtij vendimi të Agjencisë për Administratë, të rrikthyerit në punë kanë të drejtën e padisë dhe kërkesës për dëmshpërblim për dëmin e shkaktuar gjatë periudhës sa kanë qenë larguar nga puna.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull