Moti për ditët në vijim në Maqedoni

1 Min. Leximi

Moti nesër do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Drejt fundit të ditës dhe gjatë natës në pjesët perëndimore do të ketë reshje lokale bore, njoftojnë nga DPHM.

Nga atje thonë se në vend do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga juglindja.

Temperatura minimale do të lëvizin nga -12 deri në -2, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijë nga -2 deri në 8 gradë.
Nesër drejt fundit të ditës, gjatë natës dhe të mërkurën priten reshje të herëpashershme bore, kryesisht me borë.

Të enjten do të jetë kryesisht me vranësira, ndërsa të premten do të mbizotërojë mot me vranësira mesatare me periudha me diellore.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull