Kasami përkujton Masakrën e Reçakut: Reçaku ia dëshmoi botës të vërtetën tonë

1 Min. Leximi

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, në përvjetorin e Masakrës së Reçakut, ka përkujtuar shqiptarët e vrarë në vitin 1999 nga forcat policore dhe ushtarake serbe.

Kasami në një postim në Facebook shkruan se Reçaku ia dëshmoi botës të vërtetën e shqiptarëve.

“Në përvjetorin e Masakrës së Reçakut, kujtojmë një nga plagët më të rënda në historinë tonë kombëtare. Reçaku ia dëshmoi botës të vërtetën tonë. Nderim për 45 shqiptarët e pafajshëm dhe përkushtim që e vërteta të mos harrohet kurrë”, ka shkruar Kasami.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull