1.11% është dalja e votuesve deri në orën 9:00, një vendvotim nuk është hapur fare

2 Min. Leximi

Jehona e votuesve deri në orën 9:00 në të gjitha vendvotimet e hapura në kohë është 1,11 %, njoftoi KSHZ. Në Vrapçisht kanë votuar gjithsej 272 votues ose 1%. në Komunën e Gostivarit është 0,93% ose 651 votues. Në Mavrovë dhe Rostushë 2,89% apo 306 votues. Në Qendër Zhupë, jehona e votuesve është 0,75% ose 57 votues, transmeton Portalb.mk.

“Të gjitha vendvotimet u hapën në kohë, përveç 05/71 në Qendër Zhupë ku pati vonesë me 40 minuta, në Komunën e Gostivarit në vendvotimit 5/03, 5/12, 5/13, 5/29, 5/33 gjithashtu pati vonesë. Sipas rregullave të Kodit Zgjedhor, nëse vonesa është më pak se një orë, atëherë nuk vazhdohet votimi”, thanë nga KSHZ.

Në vendvotimin 782 në Qafë nuk është hapur vendvotimi dhe nëse nuk hapet tre orë pas hapjes së rregullt në orën 7:00, nuk do të zhvillohen votime dhe do të shihet nëse numri i votuesve do të ndikojë në rezultat dhe KSHZ do të marrë vendim.

Në vendvotimin 0478 në Sençe dhe në 0496 në Mavrovë dhe Rostushë ka hapur vonesë, që nuk është më tepër se tre orë, dhe votimi ka filluar me rregull.

KSHZ shton se në përgjithësi të gjitha kushtet janë përmbushur dhe votimi po zhvillohet në mënyrë të mirë.

Zgjedhjet e përsëritura për kryetarë mbahen në katër komuna: Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë&Rostushë dhe Qendër&Zhupë. Zgjedhjet përsëriten për shkak se në rrethin e parë të zgjedhjeve të rregullta të mbajtura në tetor nuk u arrit pragu i daljes së një të tretës së votuesve apo 33,33%. Në Gostivar pjesëmarrja ishte 33.31 %, në Vrapçisht 25.18%, në Mavrovë&Rostushë 30.31% dhe në Qendër Zhupë 21.49%. Në zgjedhjet e përsëritura nuk vlen pragu i daljes prej një të tretës së votuesve.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull