Zv/kryeministri Sali viziton Koliçanin e Poshtëm: Qeveria vazhdon mbështetjen për projekte zhvillimore

1 Min. Leximi

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka realizuar sot një vizitë në fshatin Koliçan i Poshtëm, ku është takuar me banorët lokalë për të diskutuar rreth projekteve aktuale dhe planeve zhvillimore për këtë vit.

“Sot ishim për vizitë në fshatin Koliçan i Poshtëm, ku u takuam me banorët dhe biseduam rreth projekteve që janë aktualisht në zhvillim në këtë zonë, si dhe për projektet e reja që planifikohen të realizohen gjatë këtij viti”, ka shkruar Sali në postimin e tij në Facebook.

Ai theksoi se mbështetja institucionale po jep rezultate konkrete në terren. “Përkrahja nga Qeveria e RMV-së po ndjehet në çdo vendbanim dhe komunë”, u shpreh zëvendëskryeministri i parë.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull