Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në fjalimin e tij mbajtur në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, ka theksuar se korrupsioni nuk është vetëm një shkelje ligjore, por një plagë shoqërore që dëmton demokracinë, frenon zhvillimin dhe ua vjedh qytetarëve shpresën për të ardhmen.
“Kisha nderin të marr pjesë në ngjarjen solemne kushtuar Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, të organizuar nga Komisioni Shtetërorë për Parandalimin e Korrupsionit.
Në fjalën time theksova se korrupsioni nuk është vetëm një shkelje ligjore, por një plagë shoqërore që dëmton demokracinë, frenon zhvillimin dhe ua vjedh qytetarëve shpresën për të ardhmen. Riafirmova mbështetjen e plotë të Kuvendit për punën e KSHPK dhe për të gjithë procesin e reformave, përfshirë Strategjinë e re Nacionale për Parandalimin e Korrupsionit 2026-2030.
Mesazhi im kryesor ishte i qartë: korrupsioni luftohet me integritet, përgjegjësi dhe refuzim të indiferencës. Vetëm me institucione të forta dhe me qytetarë aktivë mund të ndërtojmë një shtet ku drejtësia dhe ndershmëria janë standard i patjetërsueshëm”, ka shkruar kryeparlamentari Gashi.
Gashi në Ditën Kundër Korrupsionit: Korrupsioni ua vjedh qytetarëve shpresën

Ndani këtë artikull
