Shkup, 13 nëntor – Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Arbër Ademi, i është kundërpërgjigjur Izet Mexhitit, pasi ky i fundit kërkoi sot nga BDI-ja që të mos e përdorë mekanizmin e Badinterit për të bllokuar miratimin e zgjidhjes ligjore për provimin e jurisprudencës, shkruan gazeta KOHA.
Në reagimin e tij, Ademi ka theksuar se mekanizmi i Badinterit është krijuar pikërisht për të parandaluar mbivotimin e shqiptarëve dhe miratimin e ligjeve që mund të cenojnë të drejtat e tyre.
Përgjigja e Arbër Ademit për Izet Mexhitin:
“• Badinteri është ndërtuar si mekanizëm që pa shqiptarët të mos mund të vendoset për shqiptarët;
• Badinteri është ndërtuar si mekanizëm që shqiptarët të mos mbivotohen gjatë miratimit të ligjeve me të cilat degradohen të drejtat e tyre;
• Badinteri është ndërtuar si mekanizëm që shqiptarët të mos mbivotohen nga shqiptari i cili i bindet Karakamishevës;
• Badinteri është ndërtuar si mekanizëm që shqiptarët të mos mbivotohen nga shqiptari për të cilin kolltuku peshon më shumë se populli.
Dhe po, Badinteri është tregues se kush e ka legjitimitetin. Me 11 deputet ndoshta mund të qëndrosh në pushtet, por nuk mund të imponosh politika të dëmshme.
(koha.mk)

