Pas denoncimit të këshilltarëve të VLEN-it, Inspektorati i Gjuhëve kryen inspektim urgjent në Butel

1 Min. Leximi

Këshilltarët e VLEN-it në Komunën e Butelit kanë ndërmarrë hapa konkretë për të kundërshtuar shkeljet e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, duke i paraqitur më herët parregullsitë e komunës edhe pranë Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve.

Pas denoncimit të tyre, Inspektorati i udhëhequr nga kuadër i VLEN-it, Arsim Idrizi ka kryer inspektim urgjent në Komunën e Butelit.

Reagimi i sotëm i këshilltarëve të VLEN-it në seancën e Këshillit të Komunës së Butelit është vazhdim i kësaj përpjekjeje për respektimin e gjuhës shqipe. Përmes këshilltarit Usein Ramadan, ata kundërshtuan mosrespektimin e shqipes gjatë zhvillimit të seancës, madje reagimi u shoqërua edhe me goditjen e tavolinës në shenjë proteste.

Përveç reagimeve në seancat e Këshillit, këshilltarët e VLEN-it kanë dorëzuar pranë Inspektoratit edhe ankesa për shkelje të tjera në komunë, përfshirë mosrespektimin e gjuhës shqipe në tabelat dhe hapësirat e Mega Parkut të Butelit, në ueb-faqen zyrtare të komunës, në vulat institucionale dhe në dokumentacionin tjetër zyrtar.

Me këto veprime, VLEN-i kërkon që përdorimi i gjuhës shqipe të mos mbetet vetëm çështje deklaratash, por të respektohet në çdo institucion, shërbim dhe dokument zyrtar.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull