Kryeparlamentari Gashi pret delegacionin e Politikës së Jashtme të Senatit spanjoll

1 Min. Leximi

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se ka mirëpritur në takim delegacionin delegacionin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Senatit të Mbretërisë së Spanjës, të kryesuar nga znj. Natalia Ucero Perez.
“Pata nderin të mirëpres delegacionin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Senatit të Mbretërisë së Spanjës, të kryesuar nga znj. Natalia Ucero Perez, me të cilën konfirmuam marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve tona.
Shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Spanja i jep vendit tonë në rrugën drejt Bashkimit Europian dhe diskutuam për mënyrat e reja të forcimit të lidhjeve tona mes komisioneve parlamentare dhe grupeve të miqësisë.
Cilësova se kjo vizitë e tyre, do të shërbejë për thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe për nxitjen e proceseve integruese të vendit drejt BE-së”, ka shkruar kryeparlamentari Gashi.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull