Studeniçani, ndër komunat me më shumë lindje në Maqedoninë e Veriut

1 Min. Leximi

Të dhënat e gjashtëmujorit të parë të vitit 2025 tregojnë një rritje të dukshme të lindjeve në komunën e Studeniçanit. Me rreth 22 mijë banorë, kjo komunë ka shënuar plot 209 lindje, duke e renditur ndër komunat me shtim më të madh natyror në vend.

Për krahasim, 14 komuna të tjera së bashku kanë pasur gjithsej 204 lindje në të njëjtën periudhë, çka e bën diferencën edhe më domethënëse.

Ky rezultat tregon gjallërinë demografike dhe zhvillimin e vazhdueshëm të Studeniçanit, që po rritet me breza të rinj plot energji dhe shpresë.
Fëmijët janë e ardhmja e çdo vendi, dhe çdo lindje është një bekim e një arsye më shumë për krenari për këtë komunë dhe fshatrat e saj.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull