Uji në Shkup është i sigurt për pirje dhe me cilësi të mirë

1 Min. Leximi

Nga Ndërmarrja Publike “Ujësjellës dhe Kanalizim” – Shkup sot në mëngjes e publikuan raportin javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, të bazuar në analizat e kryera nga Sektori për kontroll sanitar, i cili është laboratori i parë në shtet që e ka akredituar punën e tij sipas standardit ISO17025:2018.

Në periudhën nga 03.11.2025 deri më 07.11.2025, Sektori për kontroll sanitar ka marrë 206 mostra për analizë fiziko-kimike dhe 206 mostra për analizë mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 50 pika matëse në qytetin e Shkupit.

Sipas rezultateve të marra nga testimet, të gjitha mostrat përputhen me Rregulloren për kërkesat për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm (Gazeta Zyrtare e RM-së, nr. 183/18).

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull