VLEN: Zhelina nis kapitullin e tretë të zhvillimit me Blerim Sejdiun në krye

2 Min. Leximi

Zhelina ka nisur zyrtarisht kapitullin e saj të tretë të zhvillimit nën udhëheqjen e kryetarit Blerim Sejdiu, i cili mori mandatin e tretë si kryetar i Komunës. Ky mandat shënon vazhdimësinë e punës së ndershme, transformuese dhe vizionare që ka ndryshuar rrënjësisht pamjen e Zhelinës dhe e ka vendosur në rrugën e komunave më të zhvilluara në rajon.
VLEN vlerëson lart përkushtimin, profesionalizmin dhe rezultatet konkrete të ekipit të Sejdiut, të cilat kanë sjellë projekte madhore në çdo cep të komunës, nga infrastruktura dhe arsimi, deri te shëndetësia, sporti dhe mjedisi jetësor.
Në mandatin e ri, pritet të vazhdojë puna me projekte të rëndësishme si ndërtimi i çerdhes së parë komunale, poliklinika moderne, stadiumi komunal, sallat sportive, shëtitorja përgjatë lumit Vardar, si dhe stacioni për filtrimin e ujërave të zeza, një investim strategjik për shëndetin publik dhe mjedisin.
VLEN thekson se modeli i Zhelinës është shembull i qeverisjes lokale që funksionon me transparencë, përkushtim dhe vizion të qartë për të ardhmen.
Fryma e bashkëpunimit me qytetarët, rezultatet konkrete dhe besimi i pandërprerë që ata kanë dhënë për tri mandate radhazi janë dëshmi e qartë se ndryshimi që VLEN sjell është i prekshëm, i qëndrueshëm dhe i pashmangshëm. Së bashku, po ndërtojmë Zhelinën e së nesërmes, komunën që VLEN më shumë!

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull