Izet Mexhiti falënderon Albin Kurtin për urimin ndaj VLEN-it: “Miqësia dhe bashkëpunimi mes dy qeverive do të vazhdojnë”

1 Min. Leximi

Kryetari i Lëvizjes Demokratike dhe një nga drejtuesit e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, ka falënderuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për urimin e tij pas fitores së VLEN-it në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut.

“Miku im, z. Albin Kurti, falemnderit për urimin për fitoret e VLEN-it në çdo cep të Maqedonisë së Veriut. Përgjatë muajve në qeveri, sa unë isha zv/kryeministër, bashkëpunimi ynë qeveritar ka qenë i sinqertë dhe i thellë. I njëjti bashkëpunim do të vazhdojë ende, sepse marrëdhëniet tona janë të fuqishme e të palëkundura,” ka shkruar Mexhiti.

Ai shtoi se Maqedonia e Veriut dhe Kosova, përkatësisht dy qeveritë, kanë ndërtuar tashmë një miqësi të bazuar në punë dhe projekte konkrete. “Punët e mira mes dy qeverive i forcojnë lidhjet tona vëllazërore e fqinjësore,” përfundoi Mexhiti.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull