Mandatimi i Konjufcës, Abdixhiku e akuzon Kurtin si monark: Do t’i Kalojë pushtetin Glaukut

3 Min. Leximi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, deklaroi se tani është shumë vonë për të pasur një Qeveri të pakicës. Ideja e Lëvizjes Vetëvendosje për të pasur një Qeveri afatshkurtër në krye me Glauk Konjufcën për të kaluar disa prej çështjeve kryesore si buxhetin apo marrëveshjet ndërkombëtare nuk është pritur mirë nga LDK.

Abdixhiku deklaroi se e kishin tallur kur ai vet 6 muaj më parë kishte propozuar një kabinet të unitetit kombëtar. Ai tha mandatimi i Konjufës ngjan më shumë si monarki sesa demokraci.

‘Në demokraci, pakica nuk e ndan buxhetin, paranë e shtetit, nuk kalon ligje, nuk imponon politika dhe nuk mund të bllokojë vullnetin qytetar për votë të lirë, madje as me zvarritje të pakuptimta sikur ky mandatimi i dytë.

Ajo çfarë sot na propozohet më shumëse demokracisë i ngjan monarkisë. Në monarki mandati trashëgohet nga babai te i biri. Nga Albini te Glauku’

Abdixhiku tha se nuk ka pritur që presidentja Vjosa Osmani do ta mandantonte Konjufcën meqë nuk e ka shumicën parlamentare. Aii kërkoi Lëvizjes Vetëvendosje që të mos konsumojë të 15 ditët dhe të thërrasë seancën për votimin e Qeverisë.

‘Sa më herët që Konjufca dhe LVV-ja dhesekti i tyre e ndërpret konsumimin e ditëve, aq më shpejt zgjidhet kriza, aq më shpejtë vjen qeveria e re, buxheti i ri dhe legjitimiteti qytetar në krye tështetit të Republikës së Kosovës’, shtoi Abdixhiku.

Kreu i LDK-së tha se është i gatshëm për të diskutuar për një zgjatje të buxhetit për tre muaj e parë të vitit të ardhshëm si zgjidhje për këtë çështje.

‘Mund të konsiderojmë zgjidhje për zgjatim të buxhetit të vitit të kaluar, pra mund të konsiderojmë ia kam shprehur këtë gatishmëri dhe jam në kontakt edhe me partitë e tjera politike në Kosovë për të diskutuar një gjë të tillë’, tha ai.

Abdixhiku deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje po bën kalkulime për datën e zgjedhjeve në kohën kur emigrantët kthehen në Kosovë për festat e dhjetorit. Mirëpo shtoi se në zgjedhjet e fundit të 12 tetorit, LDK ka dalë e para me votën e diasporës

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull