Shqipëri: Deputetët e opozitës vijojnë bllokimin e seancave plenare të Kuvendit

1 Min. Leximi

Kuvendi pritet të nisë seancën plenare të radhës, ndërkohë që deputetët e opozitës vijojnë përpjekjen e tyre për të bllokuar funksionimin e parlamentit derisa, sipas tyre, t’u respektohen të drejtat kushtetuese, si ajo e ngritjes së komisioneve hetimore.

Nga pamjet e publikuara nga deputetët e opozitës të pranishëm në sallën e seancave plenare të Kuvendit, duket se opozita vijon qëndrimin e saj para foltores për të bllokuar punimet e Kuvendit.

- Advertisement -

Deputetët e opozitës janë pozicionuar para foltores së Kuvendit me pankarta në duar, ndërsa debatojnë me deputetët e mazhorancës në sallë. Edhe këtë seancë ashtu si ndodhi seancën e nisjes së sesionit të parlamentar, deputetë të opozitës po përdorin bilbilë zhurmues.

Deputetët Flamur Noka dhe Gazment Bardhi janë të përjashtuar nga kjo seancë për qëndrimin ndaj deputetes së PD-së, Flutura Açka.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull