Krushopeku ia dha sot hakun ndryshimit të madh të shumëpritur! Në takimin e mbajtur me banorët, kandidati i koalicionit VLEN për Komunën e Sarajit, Muhamet Elmazi, u prit me prezencë masovike që dëshmoi qartë vullnetin qytetar për ndryshim.

Elmazi theksoi se zhvillimi i Krushopekut do të fillojë me projekte konkrete si ndërtimi i sallës së re sportive, përmirësimi i infrastrukturës dhe zgjidhja e problemit të ujit, që për vite të tëra ka prekur qindra familje.
“Çdo zë dhe çdo ide e banorëve do të merret parasysh. Zhvillimi i Krushopekut nuk vjen nga premtime boshe, por nga bashkëpunimi dhe përkushtimi ndaj njerëzve,” – u shpreh Elmazi.

Në fund të takimit, kandidati i VLEN-it përcolli mesazhin e qartë të fitores: “Fitorja tashmë dihet – numri 7, më 19 tetor është dita e ndryshimit!”