Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit nga radhët e koalicionit VLEN, Zekerija Berisha ka uruar Irma Hajdarin, maratonisten nga Çairi, e cila sot e fitoi VENDIN E PARË në 5 km, WizzAir Marathon!
“Urime të përzemërta për Irma Hajdarin, maratonisten nga Çairi, e cila sot e fitoi VENDIN E PARË në në 5 km, WizzAir Marathon!
Kjo është një arritje e jashtëzakonshme që na mbush me krenari të gjithëve. Irma është shembull i përkushtimit, vullnetit dhe forcës që lind nga vendosmëria për të arritur majat.
Si bartës i listës për Këshillin e Qytetit të Shkupit nga radhët e VLEN-it, e përgëzoj për këtë sukses që e nderon jo vetëm Çairin, por të gjithë Shkupin.
Vazhdo të vraposh drejt fitoreve të reja, Irma!”, ka shkruar Berisha.
Berisha uron Irma Hajdarin nga Çairi për fitoren në WizzAri Marathon!

Ndani këtë artikull
