Muhamet Elmazi nis fushatën zgjedhore për komunën e Sarajit: Të shkruajmë një kapitull të ri!

1 Min. Leximi

Sot kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Sarajit, Muhamet Elmazi, ka nisur zyrtarisht fushatën e tij zgjedhore. Në një postim në rrjetet sociale, Elmazi shkruan:

“Ky nuk është thjesht fillim fushate, por fillim i një kapitulli të ri për të gjithë ne. Me energji, vizion dhe bashkëpunim do ta bëjmë Sarajin vend të zhvillimit, mundësive dhe përparimit për çdo qytetar.”

Ai ftoi qytetarët të bashkohen në këtë mision dhe theksoi rëndësinë e një procesi demokratik dhe një fushate dinjitoze, duke shtuar: “Nën moton ‘NJË ZË’, inkurajojmë për një proces demokratik dhe një fushatë dinjitoze sepse mbi të gjitha ne jemi vëllezër!”

Mesazhi i Elmazit synon të angazhojë të gjithë qytetarët për të marrë pjesë aktive në fushatën zgjedhore.

VLEN – një ZË #7✅

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull