Kosova me renditje historike në ranglistën e FIFA-s

1 Min. Leximi

Kosova po vazhdon të përfitojë nga fitorja historike ndaj Suedisë në kualifikimet për Kupën e Botës.

“Dardanët” kanë bërë një hap të madh në ranglistën e FIFA-s, duke u ngjitur për katër vende dhe nga pozita e 95-të tani renditen në vendin e 91-të, që është njëkohësisht edhe pozicioni më i lartë në histori për kombëtaren kosovare.

- Advertisement -

Edhe Shqipëria ka shënuar progres pas paraqitjeve të mira në muajin shtator, duke u ngritur për dy vende dhe aktualisht ndodhet në pozitën e 66-të.

- Advertisement -

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull