Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti në një takim me personat me nevoja të veçantë ka premtuar se komuna do të jetë e barabartë për të gjithë.
Ai ka thënë se synojnë ndërtimin e një shkolle të re dhe moderne për fëmijët me nevoja të posaçme në parcelën e shkollës “Idnina”.
“Ky institucion do të ketë kapacitet prej 150 deri 200 nxënësish, hapësira funksionale në dy kate, klasa të specializuara për autizëm dhe për çdo nevojë tjetër të posaçme, si dhe sipërfaqe prej 8000 m² të dedikuar për mësim, pushim, fjetje dhe rekreacion. Shkolla do të jetë unike në vend dhe do t’u shërbejë fëmijëve nga 27 komuna.
Përveç infrastrukturës, Komuna e Çairit do të mbështesë edhe organizimin e aktiviteteve kulturore, rekreative dhe shoqëruese për personat me nevoja të posaçme, duke nxitur përfshirjen, shoqërimin dhe mirëqenien sociale të tyre. Çdo hap që ndërmarrim ka një synim të qartë: ta bëjmë Çairin komunë moderne, humane dhe të barabartë, ku askush nuk mbetet pas”, ka deklaruar Mexhiti.
Mexhiti: Synojmë ndërtimin e një shkolle të re moderne për fëmijët me nevoja të posaçme

Ndani këtë artikull