Në mbledhjen e Kuvendit të Alternativës, u mor vendimi që Amir Idrizi të jetë bartës i listës së VLEN-it për Këshillin e Komunës së Sarajit në zgjedhjet lokale të vitit 2025.
“Amir Idrizi është i diplomuar në Fakultetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, në drejtimin Menaxhim me Financa, dhe përfaqëson një gjeneratë të re profesionistësh të përgatitur për të sjellë transparencë, zhvillim dhe vizion modern në qeverisjen lokale.
Ky vendim është rezultat i një procesi të gjerë konsultimesh brenda strukturave të Alternativës dhe me qytetarët e Sarajit, me synimin që komuna të ketë udhëheqës të përgjegjshëm dhe të përkushtuar.
Programi i VLEN-it për komunën e Sarajit do të fokusohet në:
Zhvillimin e infrastrukturës moderne në të gjitha vendbanimet e komunës.
Përkrahjen e të rinjve dhe krijimin e mundësive për punësim lokal.
Nxitjen e agroturizmit dhe zhvillimit ekonomik të zonave rurale.
Transparencë dhe llogaridhënie në çdo vendim të këshillit komunal.
“Saraji meriton më shumë! Me Amir Idrizin në krye të listës, po ofrojmë njerëzit dhe idetë e duhura për ndryshimin që qytetarët presin,”, thuhet në njoftimin e Alternativës.
Amir Idrizi do jetë bartës i listës së VLEN-it për Këshillin e Sarajit!

Ndani këtë artikull