Asfaltimi i rrugëve vazhdon edhe natën, Bilall Kasami: 24/7 për Tetovën

1 Min. Leximi

Kandidati për mandatin e dytë për kryetar të Tetovës, Bilall Kasami, ka treguar se puna për qytet nuk ndalet as natën.

Ai ka publikuar një video ku shihen punëtorët e ndërmarrjes komunale duke kryer punime asfaltimi në orët e vona. Me këtë, Kasami theksoi përkushtimin e ekipit të tij për të qenë gjithmonë në shërbim të qytetarëve.

“24/7 për Tetovën tonë!”, ka shkruar shkurt në rrjetet sociale, duke ndarë pamjet nga terreni.

Ky aksion shihet si dëshmi e ritmit intensiv të punës dhe vazhdimësisë së projekteve infrastrukturore që, sipas Kasamit, janë prioritet i administratës së tij.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull