Ambasada e SHBA-ve në Maqedoni ka kujtuar këtë javë 30 vjet përkushtim dhe bashkëpunim për ruajtjen e trashëgimisë kulturore në vend. Që nga viti 2001, përmes Ambassadors Fund for Cultural Preservation (AFCP), janë mbështetur 18 thesarë kulturorë, nga Tetova deri në Gjevgjeli.
Ekspertiza e përbashkët ka mundësuar restaurimin dhe mbrojtjen e disa nga thesarëve më ikonike të vendit, përfshirë: afresket e Kishës së Shën Nënës, Xhaminë e Allaxhës në Tetovë, dhe vendet historike Stobi, Heraklea, Kokino, Kuçevishtë, Eleusa, si dhe Galerinë Kombëtare Hamami i Daut Pashës.
Ky kujtim është një shenjë e përkushtimit të përbashkët për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet SHBA-së dhe Maqedonisë.