Rexhepi: Me qytetarët, drejt një programi për Tetovën e Re

1 Min. Leximi

Sonte #Kuvendojmë me banorët e qendrës.
Tetova sot është qytet jofunksional: pa planifikim hapësinor, pa gjelbërim të mirëmbajtur, pa hapësira publike dhe pa vendparkime. Edhe ato pak hapësira që i takonin qytetit, u shitën dhe u tjetërsuan në procedura korruptive.
Në zemër të qytetit mbretëron kaos i organizuar, ku gjithçka i shërben interesave të grupeve, jo qytetarit. Uji faturohet pa matës, tatimet janë shumëfishuar, por shërbimet ndaj qytetarëve mungojnë.
Rruga “Boris Kidriç” është shembull tipik i keqmenaxhimit me qytetin. Dikur një ndër pak rrugët me shirita të gjelbër, sot e shndërruar në përbindësh betoni e asfalti, pa dokumentacion dhe pa siguri.
Ne jemi këtu për të dëgjuar dhe për të vepruar #Bashkë me qytetarët, me një program të qartë #PërTetovënERe. ✅

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull