Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka njoftuar se ka mirëpritur në takim Ambasadorin e Zvicrës, në RMV, Christoph Sommer, me të cilin kanë biseduar për zhvillimet aktuale politike, proceset reformuese dhe perspektivën evropiane të vendit.
“Shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Zvicra i ka dhënë vendit tonë në fusha të rëndësishme për zhvillimin demokratik dhe ekonomik.
Marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve dhe partneriteti strategjik me Zvicrën paraqesin një mbështetje të rëndësishme për reformat, zhvillimin dhe rrugëtimin evropian të vendit tonë.”, ka shkruar Mexhiti.
Mexhiti takon Ambasadorin e Zvicrës në RMV, bisedohet për zhvillimet politike dhe perspektivën evropiane të vendit

Ndani këtë artikull
