Yahya Rahim Safavi, Këshilltari i Lartë Ushtarak i Presidentit iranian, Ali Khamenei, tha se në çdo moment mund të shpërthejë një luftë e re midis Izraelit dhe Iranit, transmeton Anadolu.
“Ne duhet të jemi të përgatitur për skenarin më të keq. Nuk ka protokoll midis nesh dhe Izraelit dhe SHBA-së. Nuk ka armëpushim. Një luftë e re me Izraelin mund të shpërthejë në çdo kohë. Ne duhet të jemi të fortë dhe të gatshëm”, tha Safavi, sipas një lajmi të Agjencisë së Lajmeve Tabnak
Zyrtari iranian tha se beson që një luftë e re me Izraelin mund të shpërthejë, se SHBA-ja do ta portretizojnë veten si “paqesjellës” duke përdorur forcën dhe se atëherë do të shmanget një luftë tjetër.
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Erakchi, deklaroi më 14 gusht se nuk beson që Izraeli do të nis një sulm së shpejti.
“Si ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare, nuk besoj se lufta do të ndodhë së shpejti. Forcat e armatosura duhet të jenë gjithmonë të përgatitura dhe qeveria duhet të jetë plotësisht e përgatitur për çdo eventualitet. Përgatitja është faktori më efektiv në parandalimin e luftës”, tha Erakchi.
– Konflikti filloi me sulmet e dhunshme të Izraelit ndaj Iranit
Më 13 qershor, Izraeli nisi sulme në shkallë të gjerë duke synuar objektet bërthamore në qytete të ndryshme iraniane, përfshirë komandën e lartë të ushtrisë.
Në Iran, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Komandanti i Përgjithshëm i Korpusit të Gardës Revolucionare, disa komandantë të lartë dhe nëntë shkencëtarë bërthamorë u vranë në sulme.
SHBA-ja që mbështet hapur Izraelin, sulmoi tre objekte bërthamore iraniane në Natanz, Fordo dhe Isfahan më 22 qershor.
Irani sulmoi Bazën Ajrore Amerikane Al-Udeid në Katar më 23 qershor në hakmarrje për sulmin e SHBA-së dhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi një armëpushim midis Iranit dhe Izraelit më 24 qershor.