Sllaveski: Tre bankat më të mëdha paralajmëruan ulje të tarifave për shërbimet e pagesave

2 Min. Leximi

Guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski paralajmëron se tre bankat më të mëdha në vend së shpejti do të publikojnë plane të reja tarifore për shërbimet e pagesave. Në një intervistë për emisionin “Triling”, ai shpreh pritjet e tij se bankat e tjera do ta ndjekin këtë shembull.

Kjo vjen pas dialogut që Banka Popullore e zhvilloi me sektorin bankar për të avancuar qasjen e qytetarëve në shërbime më efikase dhe më të kapshme.

- Advertisement -

“Ndërhyrja jonë në SIBPM ka liruar një sasi të konsiderueshme fondesh për bankat dhe ka ulur kostot e tyre operative. Me këtë është krijuar hapësirë për transferimin e një pjese të këtyre kursimeve te klientët, përmes uljes së tarifave – diçka që tashmë po e shohim si rezultat”, ka thënë guvernatori Sllaveski për “Triling”.

- Advertisement -

Ai thekson se Banka Popullore, megjithëse është rregullator, zhvillon dialog të vazhdueshëm me sektorin bankar dhe vepron si partner me qëllim avancimin e shërbimeve dhe rritjen e kënaqësisë te shfrytëzuesit.

Ai pret që bankat e tjera së shpejti ta ndjekin shembullin e tre bankave më të mëdha në vend.

“Banka Popullore edhe në të ardhmen do të jetë e përkushtuar në krijimin e një kornize rregullatore që do të nxisë zhvillimin e shërbimeve financiare cilësore dhe efikase në dispozicion të të gjithë qytetarëve dhe kompanive në vend”, thonë nga Banka qendrore.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull