Arben Fetai jep dorëheqje nga posti i zëvendëskryeministrit për Qeverisje të Mirë

1 Min. Leximi

Zëvendëskryeministri përgjegjës për Qeverisjen e Mirë, Arben Fetai, ka njoftuar se i ka dorëzuar Kryeministrit dorëheqjen e tij nga funksioni që e ushtronte prej dy vitesh.

Në një reagim publik, Fetai theksoi se gjatë mandatit të tij ka punuar për avancimin e llogaridhënies, transparencës dhe sundimit të ligjit, duke vlerësuar se ka vendosur themele të rëndësishme për reforma të mëtejshme.

Ai deklaroi se vendimi për largim është i mirëmenduar dhe i marrë me bindjen se në rrethanat aktuale është hapi më i drejtë dhe më dinjitoz. Fetai falënderoi bashkëpunëtorët, partnerët ndërkombëtarë, shoqërinë civile dhe qytetarët për mbështetjen gjatë këtij rrugëtimi, duke theksuar se angazhimi në shërbim të interesit publik do të vazhdojë edhe jashtë funksioneve zyrtare, shkruan 3shi.net .

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull