Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), z. Muhamed Ali, ka njoftuar sot për një hap të rëndësishëm drejt përfaqësimit të drejtë të shqiptarëve në institucione.
“Sot, me kënaqësi të veçantë, nënshkrova dhe dorëzova kontratat e punës për 10 kuadro të rinj, që do t’i bashkohen ekipit tonë në QMK,” shkroi ai.
Sipas tij, ky veprim është pjesë e përkushtimit të koalicionit VLEN për të garantuar barazi dhe efikasitet në administratë. “Do të vazhdojmë me punësime dhe avancime të shqiptarëve në institucione,” theksoi Ali.
Kuadrot e reja, të cilët tashmë janë pjesë e strukturës institucionale, pritet të sjellin energji dhe profesionalizëm në menaxhimin e situatave të krizës.
Ky është një tjetër hap konkret në drejtim të ndërtimit të institucioneve funksionale dhe përfaqësuese për të gjithë qytetarët.