Nëse zgjedhjet lokale do të mbaheshin javën e ardhshme në Komunën e Studeniçanit, qytetarët do të pozicionoheshin në mbështetje të koalicionit VLEN, që sipas një ankete të realizuar nga Agjencioni UBO, kalon në epërsi ndaj Frontit Evropian.
Në pyetjen “Kandidatin e cilit koalicion do ta kishit votuar për kryetar komune?”, 36.1% e të anketuarve janë deklaruar në favor të kandidatit të VLEN-it, kundrejt 34.5% që do të votonin për kandidatin e Frontit Evropian. Diferenca, megjithëse e ngushtë, rikonfirmon vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe tregon një vijimësi të mbështetjes për VLEN-in edhe në nivel lokal në këtë komunë me rëndësi strategjike.
Anketa është realizuar në periudhën 1-7 korrik 2025 dhe pasqyron opinionin e qytetarëve në prag të zgjedhjeve lokale të shumëpritura që pritet të jenë vendimtare për orientimin e ardhshëm politik të Studeniçanit. Rezultatet e fundit konfirmojnë një trend të qartë të zgjerimit të mbështetjes për VLEN-in në disa prej komunave kyçe shqiptare.