RMV, fëmija 4 vjeçar i rrahur sillet në Klinikë në gjendje të rëndë

1 Min. Leximi

Policia e Maqedonisë së Veriut ka raportuar për një rast ku një fëmijë katër vjeçar ishte pranuar nga autoritetet shëndetësore me plagë nga sulmet fizike.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

“Në SPB Strumicë ishte raportuar që në Klinikën e Përgjithshme në Strumicë në ora 00:58 në gjendje të rëndë shëndetësore ishte sjellën një fëmijë katër vjeçar nga Strumica”, njoftoi Policia e Maqedonisë së Veriut.

Mjekët e Kompleksit klinik “Nëna Terezë” në Shkup kishin konfirmuar se fëmija ishte sulmuar fizikisht. Autoritet policore kanë paralajmëruar kallëzim penal pas zbardhjes së rastit.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull