Argjentinës i janë dashur vazhdimet për ta mposhtur Zvicrën në çerekfinale të Kupës së Botës në futboll.
Të dielën në mëngjes, Argjentina fitoi 3:1 ndaj Zvicrës, që ishte me një lojtar më pak në fushë prej minutës së 72-të.
Julian Alvarez shënoi supergol në minutën e 112-të për epërsinë 2:1 të Argjentinës. Ndërkohë golin e tretë e realizoi Lautaro Martinez në minutën e 122-të. Argjentinën në gjysmëfinale do të përballet me Anglinë.
Alexis Mac Allister e kaloi në epërsi 1:0 Argjentinën në minutën e 10-të. Ai shënoi pas krosimit të Lionel Messit.
Zvicra më pas shfaqi më shumë, ndërsa barazoi në minutën e 67-të. Dan Ndoye ishte realizator.
Por vetëm pesë minuta më pas, Breel Embolo e mori kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua. Embolo u ndëshkua për herë të dytë me të verdhë për simulim.
Me një lojtar më shumë në fushë, Argjentina shtoi presionin. Por pa realizuar deri në minutën e 112-të, kur Alvarez shënoi me goditje të bukur nga distanca.
Granit Xhaka udhëhoqi si kapiten Zvicrën në fushë. Ardon Jashari luajti prej minutës së 96-të.
Derisa Argjentina do të bëhet gati për gjysmëfinale, Zvicra mund të kthehet në shtëpi me kokën lart. Zvicra ishte rivale e barabartë me kampionen ende në fuqi të botës, Argjentinën. Zvicra është paraqitur në çerekfinale pas një kohe shumë të gjatë.

