Pas aplikimit të Komunës së Çairit për asfaltimin e të gjitha rrugëve në lagjen Teneqe Mahallë, Qeveria e Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e djeshme, ka miratuar propozimin dhe ka marrë vendim për financimin e plotë të këtij projekti!
✅ Vlera totale e projektit është 16.755.740 denarë (rreth 272.451 euro).
✅ Projekti përfshin:
• asfaltimin e të gjitha rrugëve
• nivelizimin e shahtave dhe ujëmbledhësve
• pastrimin e rrjetit të kanalizimit
• sanimin e të gjitha kyçjeve problematike të ujësjellësit, të cilat kanë shkaktuar defekte të shpeshta
Pas përfundimit të procedurave të tenderimit, punimet do të nisin menjëherë në terren.
🟢 “Angazhimi ynë do të vazhdojë në interes të komunitetit që përfaqësojmë, ndërsa mirëqenia e banorëve të mbetet prioritet!” – ka theksuar Nevzati.
Urime për banorët e Teneqe Mahallës!