Janevska: Jam e kënaqur që edhe këtë vit po mbushen shkollat e mesme profesionale

2 Min. Leximi

“Jam e kënaqur që edhe këtë vit po mbushen shkollat e mesme profesionale”, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska pasi pas regjistrimit të parë në qershor më shumë se dyfishi i nxënësve janë regjistruar në shkollat e mesme profesionale (9469) se sa në gjimnaze (4243).

Priten rezultatet e regjistrimit të dytë elektronik të qershorit që ishte zbatuar dje dhe sot kandidatët i dërgojnë dokumentet në shkollat ku kanë aplikuar. Në fund të ditës do të shpallen rezultatet.

- Advertisement -

E pyetur për interesimin, ajo tha se interesim ka për “gjimnazet e njohura të Shkupit”, ndërsa në njërin prej tyre me siguri do të ketë edhe testim kualifikues i cili sipas afateve të konkurseve duhet të mbahet më 4 korrik. Testimi kualifikues ose i a.q. provimi pranues realizohet nëse ka më shumë nxënës me pikë të njëjta të suksesit se sa vendet e lira të parashikuara.
“Ky është ligji, këto janë rregullat dhe kështu do të veprojmë. Nuk shoh arsye që diçka të ndryshojë në këtë drejtim. Është mirë që publiku ta dijë, si nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit – se në një moment të caktuar të jetës do të testohen njohuritë e fëmijëve. Ky është një nga stimujt për të ditur se nëse duan të mësojnë atje ku duan dhe t’i plotësojnë ëndrrat e tyre, duhet të mësojnë në rini, ndërsa pastaj edhe në vendin e tyre të punës”, tha Janevska duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në një ngjarje në Asociacionin Bankar të Maqedonisë.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull