Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka pritur në Shkup Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të Samitit BE–Ballkani Perëndimor që po zhvillohet në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Fetai theksoi afërsinë dhe respektin ndaj homologut kosovar:
“Si vëllau për vëlla, e prita Kryeministrin Albin Kurti”, shkroi ai, duke e shoqëruar deklaratën me foto nga takimi.
Samiti BE–Ballkani Perëndimor është mbledhur në Shkup për të diskutuar Planin e Rritjes dhe perspektivën evropiane të rajonit, me pjesëmarrjen e liderëve nga vendet e Ballkanit dhe përfaqësues të lartë të BE-së.